KreuBusull

7 mënyra si të merrni sa më shumë ‘like’ në fotot tuaja!

Analizuesit e të dhënave zbulojnë 4 mënyra kyç si dhe yjet që tashmë e dinë këtë sekret.

Analistët kanë kërkuar thellë nëpër të dhënat e instagramit për të zbuluar mënyrat se si të rrisni pëlqimet e fotove në faqen tuaj të instagramit.

Yje të njohur të Hollyëood si Selena Gomez, Ariana Grande apo dhe Kardashianët e përdorin këtë që do të thotë se pavarësisht fotove që publikojnë marrin me mijëra pëlqime.

Një foto duhet të përmbajë të paktën një nga 4 kriteret e mëposhtme: të jetë një foto e bërë gjatë pushimeve, të përfshijë një kafshë, ushqim ose një arritje personale. Këto më sipër kanë shumë gjasa që të tërheqin vëmendjen e ndjekësve dhe të rrisë ndërveprimin.

Fotot e shkrepura gjatë pushimeve

Këto foto kanë më shumë gjasa që të marrin pëlqime pasi tregojnë pamje madhështore, bregdete ranore dhe qytete të mrekullueshme.

Foto me kafshë

Për shembull aktori Tom Hardy në një foto të publikuar me qenin e tij mori 269.000 pëlqime ndërsa në një  foto me shokun e tij mori vetëm 126.000 pëlqime.

Qeni i Viktoria Beckham mori 133.000 pëlqime ndërsa një foto nga sfilata e saj mori vetëm 41.000 pëlqime.

Festoni arritjet tuaja

Këngëtarja kosovare Dua Lipa postoi një foto në tapetin e kuq ndërsa mbante në duar çmimet për Best British Female dhe British Breakthrough Artist dhe kjo foto mori 1.2 milion pëlqime ndërsa një selfie e saj më pas mori vetëm 950.000 pëlqime.

Foto me ushqim

Gordon Ramsay shefi i njohur Anglez gjatë një postimi mbi ditën kombëtare të pjatës tradicionale Fish & Chips mori 80.000 pëlqime, pra 10.000 pëlqime më shumë se zakonisht.

Kur të postoni fotot e rradhës në faqen tuaj të instagramit mbani mend këto gjëra.

Drita

Elementi më i rëndësishëm i një fotografie është drita, pasi shumë dritë e tregon foton sit ë shpëlarë ndërsa mungesa e duhur e dritës e tregon imazhin shumë të errët.

Sfondi

Shumica e njerëzve pozojnë para një pallati po muri por ajo që duhet të bëni është të konsideroni pamjen e mrekullueshme të një qyteti apo sfonte të tjera më interesante.

Këndi i duhur  fotos

Gjeni këndin e duhur për të pozuar për foto ku të dukeni të mrekullueshëm.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF