KreuBusull

Shoqja jote e ngushtë do ta dëshironte një dhuratë të tillë!

Viti është i mbushur me evente nga më të ndryshmet. Ditëlindje, përvjetore, ngritje në detyrë, largim jashtë vendit…Shumica prej këtyre organizimeve, ku zakonisht jemi të ftuar, kërkojnë dhurata për protagonistin e festës. Kemi të bëjmë me të afërm, kolegë, nëna pas të dyzetave, edhe pse më e vështira, kur vjen puna tek dhuratat, është mikesha e ngushtë!

E njohim aq mirë, sa nuk mund të gabojmë. Për shembull, nëse në një çast të caktuar ju ka thënë se dëshiron medoemos një parfum të një liste të caktuar, me siguri ju e shënoni në fshehtësi në listën e sugjerimeve të surprizës që do të vijë pas disa muajsh. Nga ana tjëtër, jo gjithçka na e mban xhepi ose qëllon që thjesht nuk keni asnjë ide se çfarë i nevojitet më së shumti mikeshës në atë moment të caktuar. Kërkoni shumë e nuk gjeni asgjë unike apo që t’i vlejë aq sa duhet.

Duhet ta dini që ndonjëherë, gjërat e thjeshta janë ato që marrin më shumë vlerë. Ndoshta nuk e kishit menduar se peshqirët nuk janë kurrë mjaftueshëm për një femër. Një kasë telefonike do ta bëjë atë t’ju kujtojë sa herë merr celularin në dorë (dhe sot, vështirë ta ndash aparatin nga duart!) Një kuti bizhuterish do t’i bëjë më shumë punë nga se e prisnit…Këto e plot sugjerime të tjera, do t’i gjeni më poshtë. Në fund, do të na falenderoni!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF