Familjet e 19 prej viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga shembja e urës “Morandi” vendosën të merrnin pjesë në funeralin shtetëror, me një meshë të drejtuar nga kryepeshkopi i Genovas, kardinali Angelo Bagnasco.
Mes arkivolëve ishin edhe ato të dy myslimanëve shqiptarëve që jetonin e punonin në Itali. Arkëmortet e tyre u bekuan në fund të shërbesës katolike nga një imam i Genovas, i cili mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve kur iu lut Zotit të “mbronte Italinë dhe italianët”.
Lojtarë të një ekipi amator lokal, Campi Corniglianese, ishin të pranishëm në shenjë nderimi ndaj njërit prej tyre që humbi jetën në tragjedi. Ai ishte shqiptari 22-vjeçar, Marjus Djerri, i cili luante për këtë ekip të Serisë D italiane, por që në atë moment fatkeq ishte duke udhëtuar për në punë, së bashku me bashkëkombasin tjetër Admir Bokrina.
“Mariusi ishte një djalë i artë. Ndoshta lojtari më i fuqishëm në fushë, por si person do të doja që të gjithë lojtarët të ishin sadopak si ai”, tha presidenti i ekipit amator, Augustus Pintus.



Horoskopi ditor 17 gusht

Horoskopi ditor 16 gusht


Horoskopi ditor 15 gusht





Horoskopi ditor 14 gusht

Horoskopi ditor 13 gusht

Horoskopi ditor 12 gusht


Horoskopi ditor 10 gusht

Horoskopi ditor 9 gusht

Horoskopi ditor 8 gusht

Horoskopi ditor 7 gusht

Horoskopi ditor 6 gusht
