KreuBusull

Horoskopi ditor 27 gusht

Dashi

Kjo ditë do jetë më e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini në heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund të sjellë probleme. Beqarët do marrin një propozim nga dikush, mendohuni mirë para se ta refuzoni. Financat do jenë të mira, por mos kryeni shpenzime të kota.

Demi

Jupiteri do jetë aleati juaj në jetën sentimentale dhe gjithçka do shkojë më së miri. Komunikimi do jetë i mirë dhe pasioni në mbrëmje do të rindizet. Beqarët duhet të tregohen më realistë. Askush nuk është perfekt. Të ardhurat nuk do jenë aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato që iu duhen.

Binjakët

Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Beqarët duhet t’i marrin më seriozisht propozimet që do iu bëhen. Perspektivat financiare do jenë të mira. Në këtë sektor mund të jeni shumë të qetë. Nëse keni marrë para hua është koha për t’i shlyer.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjatë gjithë kohës sot dhe jeta në çift do jetë më entuziazmuese se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagojë ai. Beqarët do njohin dike interesant gjatë një feste pune. Në planin financiar mund të keni ndonjë mini-krizë. Tregohuni të vëmendshëm dhe merrni masa para se gjendja të përkeqësohet.

Luani

Të dashuruarit nuk duhet të qahen aspak gjate kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë qe ju te ndiheni edhe më mirë. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë më të lehtë të bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shume kujdes.

Virgjerësha

Lidhja juaj do kaloje një ditë të stuhishme dhe të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri të bëjë gjithmonë atë që doni ju sepse nuk keni për të arritur askund. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas personave që kanë një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një të tretë. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Peshorja

Atmosfera në çift gjatë kësaj dite do varet nga sjellja që ju keni pasur kohët e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj te zemrës. Do e toleroni me tepe rate dhe do i respektoni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jenë të begata. Do arrini të shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Do e keni të thjeshte të flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet që keni pasur. Beqarët nuk duhet të dëgjojnë ato që do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e duhura. Në planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shumë shpejt ky sektor do jetë goxha më i mirë se tani.

Bricjapi

Ka rrezik që çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjatë kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mirë para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori

Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni me shumë vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë ai do e kuptoje se çfarë ndjeni me te vërtetë për te. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por do kaloje një dite te mrekullueshme fale surprizave te miqve te ngushte.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF