A e mbani mend fëmijërinë kur donit të bëheshit doktor, yll roku apo zjarrfikës? Epo duke u rritur shumë prej nesh zunë punë të zakonshme që ndonjëherë të mërzisin aq shumë sa do që ta lësh, por disa të tjerë kanë ato punët fantastike, që paguhen për të ngrënë, për të fjetur apo për të parë televizor. Shikoni këto 10 profesione fantastike që do të të bëjnë që të lësh punën tënde!
Testues makinash
I doni makinat? Epo puna si testues makinash mund të jetë ajo e duhura për ju. Ajo çka duhet të bëni është të testoni makina të ndryshme duke i ngarë ato dhe të jepni sugjerime apo feedback rreth tyre. Jo vetëm që jeni i pari që i jepni asaj makine por edhe paguheni për këtë. Kjo punë paguhet në bazë të makinave që testohen dhe rroga vjetore varion nga 60,680- 145,424 dollar në vit.
Etiketues i Netflix
Netflix ka një mundësi të mrekullueshmë punësimi për ju dhe ajo çka duhet të bëni është thjesht të shikoni episode apo filma në televizor, duke i etiketuar ose kategorizuar ata sipas temës, dhe duke ndihmuar Netflix të përmirësojë rëzultatet e kërkimit. Kjo punë paguhet rreth 30.000 dollar në vit.
“Gjumash’ profesionist
Të punoni si një testues luksoz gjumi konsiston vetëm të flesh gjithë ditën. E vetmja gjë që duhet të bëni është të filni në kushte të ndryshme dhomash dhe të shkruani komente dhe të sugjeroni për përmirësime. A edhe kjo është një punë që paguhet gjithashtu. Kjo punë paguhet 15.000 dollar në vit.
Kritik filmash
Nëse jeni një i fiksuar pas filmave, dini gjuhë të huaja dhe e kuptoni kinemanë atëherë puna si kritik filmash është ajo që ju përshtatet më së miri. Vetëm shikoni filma, shkruani komente për ta dhe paguheni rreth 82.000 dollar në vit.
Testues i rrëshqitseve të ujit
I adhuroni parqet ujore dhe rrëshqitset e mëdha? Pse të mos bëheni një testues i rrëshqitseve të ujit? Puna konsiston në testimin e rrëshqitseve dhe faktorëve si adrenalina që të jep dhe spërkatja me ujë në fund të xhiros. Do të udhëtoni kudo nëpër botë me të gjitha të paguara dhe për më tepër do të paguheni për të bërë qejf. Kush nuk do e donte këtë sidomos kur kjo punë paguhet 34.000 dollar në vit.
Hamës në lidhje të drejtëpërdrejtë televizive
Këta janë shumë popullor në Korenë e Jugut. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të hanë sasi të mëdha ushqimi në lidhje direkte në television për orë të tëra dhe të angazhohen me audiencën. Kriteri i vetëm është të jetë zbavitëse për shikuesit. Kjo punë paguhet 10.000 dollar në muaj.
Blogere udhëtimi
Doni që të lini monotoninë e jetës së përditshme prapa krahëve dhe të udhëtoni nëpër botë duke fituar goxha para? Pse të mos bëheni blogere udhëtimi dhe të shkruani për vendet e mrekullueshme që do të vizitoni , të komëntoni për hotelet dhe restorantet dhe të fitoni para duke bërë këtë. Kjo punë paguhet 3000-5000 dollar në muaj.
Testues i lojrave elektronike
Nëse prindërit ju kanë thënë gjithynjë se nuk keni për të nxjerrë ndonjëherë para nga lojrat elektronike kjo do të ishte mundësia e duhur për t’ju provuar atyre të kundërtën. Si testues i lojrave elektronike , ju duhet të luani videolojra dhe në këmbim do të paguheni. Kjo punë paguhet 25.000 dollar viti.
Testues çokollate
Kush është ai që nuk e do çokollatën? Ama jo të gjithë paguhen për ta ngrënë atë dhe për të shkruar komente për të përveç nje testuesi çokollatash. Kjo punë kërkon konsumimin e çokollatave të shoqëruara me komentet përkatëse të cilat I dërgohen kompanisë përkatëse. Kjo punë paguhet 9 paund ora.

Horoskopi ditor 21 gusht




Horoskopi ditor 17 gusht

Horoskopi ditor 16 gusht


Horoskopi ditor 15 gusht





Horoskopi ditor 14 gusht

Horoskopi ditor 13 gusht

Horoskopi ditor 12 gusht


Horoskopi ditor 10 gusht

Horoskopi ditor 9 gusht

Horoskopi ditor 8 gusht
