KreuBusull

9 gjëra që Shefat i urrejnë më shumë se të marrësh një ditë pushim kur je sëmurë!

Të përhapësh mikrobet te puntorët e tjerë

Nëse ti telefonon për të thënë se je sëmurë janë kolegët e tu ata të cilët duhet të merren edhe me punën tënde- por askush nuk mund ta bëjë këtë nëse vetëm kollitet. Vërtetë është e vështirë nëse dikush të merr në telefon dhe lajmëron që është sëmurë por është akoma më keq nëse vjen në punë i sëmurë.

Ti çosh email të gjithëve- ose personit të gabuar

Ju kujtohet kur doni të ankoheni me kolegët tuaj dhe pa dashje shtyp ‘reply all’ duke njoftuar edhe shefin për faktin se si ndihesh kur ai ju kërkon që të punoni edhe gjatë fundjavës është shumë më e keqe sesa të mungosh në mbledhje se ishe me migrenë.

Ndjenja se nuk mund t’ju besojnë dot

Shefat kanë nevojë për dikë që të mund ti zërë besë. Të ndërtosh besimin me punonjësin tënd do ta bëjë atë shumë të vlerësuar por nëse e thyeni atë besim atëherë nuk ka më një herë tjetër.

Të shfaqesh i papregatitur

Nëse gripi do të bëjë që të mos lexoni dokumentat e punës atëherë më e mira është që të mos shkoni në punë sesa të shkoni të papregatitur.

Vendosja e alarmit në kohë të gabuar

Të mungosh një ditë në punë sepse nuk ndihesh mirë është një gjë  por të mungosh në një mbledhje sepse nuk të ra alarmi është një tjetër. Çdo njeriu mund ti ndodhë që nuk i bie alaarmi të paktën një herë por nëse kjo ndodh çdo mëngjes shefi juaj do ta vërejë dhe nuk do ti pëlqejë.

Abuzimin me shpenzimet

Krediti i kompanisë është tundues sigurisht. Mund të mendosh se askush nuk ka për ta vënë re një gotë verë apo një karrige të re për zyrën por ekonomisti e vë re gjithnjë, plus që shefat dinë çdo gjë për të gjithë punonjësit e tyre.

Të shfaqesh joprofesional

Vërtetë mund të shpenzosh shumë para me një fustan të ri dhe një dekolte të bukur dhe të zbuluar prandaj do që ta shfrytëzosh në maksimum dhe ta veshësh kudo ku ke mundësi edhe në punë madje. Ama shefi yt do të mbajë shënim çdo gjë jo etike, të paligjshme apo imorale si për shembull veshja jo e duhur për ambientin e punës. Sigurohuni që të mos ju thotë njeri që nuk jeni veshur ashtu si duhet.

Të qenit negative

Askush nuk e pëlqen dikë i cili është negative dhe nuk ka një sens humori. Shefit tuaj nuk i intereson që të dëgjojë problemet tuaja por vetëm zgjidhjet që mund ti jepni.

Të jeni të ngjitur pas celularit tuaj

Nëse nuk po e përdorni telefonin tuaj për të telefonuar doktorin sepse jeni sëmurë, atëherë shefi juaj nuk dëshiron që t’jua shohë telefonin në dorë fare. Ju duhet të respektoni faktin se jeni në punë.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF