Mbrëmjen e së martës Top Media ka organizuar një festë gjigande në nder dhe kujtim të ditëlindjes së 50-të të themeluesit të ndjerë Dritan Hoxha. Vajza e madhe e familjes, fashionistja Lori Hoxha në ato pak video që qarkulluan në rrjetet sociale nuk u pa në krah të mamasë Vjollca Hoxha apo në pistën e kërcimit ku shihet Sara dhe figura të tjera të njohura të Top Channel. Madje burime për bordo.al kanë pohuar se Lori Hoxha nuk është parë në festë gjatë mbrëmjes së djeshme
Mos vallë Lori nuk ka qenë e pranishme në festë?
Dyshimet janë ngritur pasi vetëm pak minuta më parë, 24-vjeçarja ka publikuar një video në story-n e Instagramit të saj ku shfaq rrugët e një qyteti nën reshjet e shiut. Më gjasa videoja është bërë në Londër ku ndoshta edhe ndodhet momentalisht Lori dhe ku ka qenë në fakt edhe këto ditët e fundit.
Dy ditë më parë, fotoja e fundit në Instagram është publikuar nga Londra dhe mendohej se ndoshta Lori do të kthehej për të qenë e pranishme në festën që organizoi Top Media por mesa duket nuk ka ndodhur kështu. Nuk dihet se çfarë e ka mbajtur larg Lorin megjithatë ndoshta do të rikthehet për të festuar 25-vjetorin e lindjes vetëm dy ditë më pas më 19 tetor.









Modelet më të bukura të flokëve të kësaj vjeshte

Një tjetër festë në familjen Berisha









