Fundjava për shumicën e personazheve ka një emërues të përbashkët: larg kryeqytetit dhe përditshmërisë. Edhe këtë fundjavë VIP-at kanë zgjedhur të arratisen jashtë kryeqytetit dhe madje edhe jashtë vendit. Shihni ku e kanë kaluar fundjavën:
Alban Skënderaj, Miriam Cani
Albani dhe Miriami nën shoqërinë e miqësve të ëtyre Dj Olti dhe bashkëshortes së tij balerinës Lori Bala kanë zgjedhur që këtë fundjavë të udhëtojnë jashtë vendit. Bashkë me ta ka qenë edhe vëllai i këngëtarit vlonjat, Taulanti. Destinacioni i grupit ka qenë Venezia, Itali.
Ilda Bejleri dhe Vilma Masha
A quhet pushim kur udhëtohet jashtë vendit për punë? Gazetaret sportive Ilda Bejleri dhe Vilma Masha kjo fundjavë i ka gjetur në krye të detyrës në Izrael për shkak të ndeshjes së futbollit të kombëtares shqiptare që u luajt këtë fundjavë atje. Sigurisht që qëndrimin atje gazetaret e njohura sportive ekanë shfrytëzuar për të vizituar vendin.
Orgesa Zaimi
Orgesa Zaimi dhe dy fëmijët e saj Bora dhe Kroni kanë vizituar këtë fundjavë një fermë kafshësh.
Gentian Zenelaj
Aktori i njohur dhe njëkohësisht bashkëdrejtuesi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, Gentian Zenelaj kjo fundjavë e ka gjetur jashtë vendit, në Venezia të Italisë.
Fjodora Fjora
Gazetarja e emisionit “Chic” në News 24 këtë fundjavë ka udhëtuar jashtë Tiranës në një vend bregdetar dhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet teksa shijonmëngjesin dhe pamjen në destinacionin e zgjedhur.
Blendi Fevziu
Gazetari i njohur i “Opinion” njihet për pasionin për udhëtimet jashtë vendit, Destinacioni i radhës ka qenë Spanja, prej nga ku Blendi po publikon edhe foto e video në Instagram.
Jona Spahiu
Jona Spahiu të dielën e ka kaluar me familjen e saj të re e të vogël. Ajo, bashkëshorti Frenkli dhe djali i vogël 1 muajsh Raiden kanë shijuar një xhiro nën diellin e tetorit në kodrat e Liqenit në Tiranë.
Saimir Tahiri
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri që prej largimit nga detyra e ministrit po shijon aventurat dhe eksplorimin e vendit. Nisur nga fotoja e publikuar në rrjetet sociale Tahiri shihet duke kalëruar, që duket se është një nga pasionet e tij.
Inva Mula
Sopranoja e njohur Inva Mula këtë fundjavë e ka kaluar në bregdet. Vetë Inva ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet vajza e saj e vogël Nina teksa shijon pamjen e detit dhe të perëndimit.
















Ja për çfarë i harxhon lekët Arbana Osmani!

AMA 2018: Çfarë veshën VIP-at në Tapetin e Kuq


