Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë zgjedhur të dielën e 14 tetorit për të celebruar në fejesë historinë e tyre disavjeçare të dashurisë.
Burime të bordo.al kanë treguar se ceremonia do të mbahet në Pallatin e Brigadave, në kryeqytet dhe organizimi do t’i ngjajë më shumë një feste familjare dhe se gjithçka do të organizohet larg vëmendjes së mediave dhe syrit të publikut.
Kjo ngjarje vjen tërësisht e papritur dhe është mbajtur sekret nga çifti i njohur, të cilët siç duket kanë zgjedhur që ky event i rëndësishëm të mos shtyhet më gjatë, pavarësisht se të gjithë prisnin në fakt ceremoninë e martesës së dyshes.
Armina dhe Shkëlzeni janë një ndër çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar që prej kur nisi historia e tyre e dashurisë pak më shumë se 5 vjet më parë. Kjo edhe për faktin se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka lënë pas divorcin dhe ndarjen me ish-bashkëshorten e tij Sadije Berisha me të cilën ka edhe dy fëmijë.











Ja për çfarë i harxhon lekët Arbana Osmani!

AMA 2018: Çfarë veshën VIP-at në Tapetin e Kuq



Po vjen Halloween-i! Inspirohuni nga VIP-at




