Grupi prestigjoz Hilton (NYSE: HLT) celebroi pak ditë më parë hapjen e hotelit të parë në Shqipëri – Hilton Garden Inn Tirana. Ceremonia Gala u zhvillua në praninë e shumë të ftuarve nga fusha të ndryshme si dhe personaliteteve të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, përfaqësues të trupit të diplomatik në Shqipëri, media, përfaqësues të Grupit Hilton, institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme, etj., festuan së bashku hapjen e hotelit më të ri në Shqipëri, Hilton Garden Inn Tirana në prag të Ditës Botërore të Turizmit. Në emër të grupit Hilton, përshëndeti Alexandra Murray – zëvendëspresidente e Grupit Hilton për EMEA. Z. Erdit Selmani përshëndeti në emër të kompanisë investuese Selmani shp.k. Mbrëmja festive u kulmua me prerjen e shiritit të inaugurimit dhe përfshiu vizita nëpër ambjentet e hotelit si dhe një pritje me spektër shumë të gjerë argëtimi për të pranishmit. “Kjo ngjarje është kulmimi i shumë muajve bashkëpunimi dhe pune këmbëngulëse me investitorin Ali Selmani dhe autoritetet qendrore e lokale për të sjellë në Tiranë, markën e re dhe të freskët Hilton.” tha Michael Ëalker, Drejtor i Përgjithshëm. “Është kënaqësi për ne që të mirëpresim dhe t’u shërbejmë mysafirëve tanë për shumë vite në vijim.”
TË VEÇANTAT E HILTON GARDEN INN TIRANA
Pozicion i përshtatshëm, vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve.
Qendra e biznesit dhe fitnesit e hapur 24/7.
Wi-Fi falas në të gjithë hotelin.
143 dhoma të rehatshme, duke përfshirë 2 dhoma të përshtatshme për persona me aftësi të kufizuara dhe 9 suita.
Televizor HD 40 inç, hapësirë e sigurtë për vendosjen e laptopit, frigorifer i vogël dhe makineri për kafe/çaj në çdo dhomë.
Restorani “Olive Tree” ofron ushqime nga kuzhina tradicionale dhe lokale
Bar Lounge me tarracë të jashtme.
Dyqani ofron për mysafirët një varietet artikujsh.
Qendër fitnesi e hapur 24/7.
Afërisht 1200 metra katrorë hapësirë për evente, duke përfshirë 4 salla për mbledhje, 2 salla për argëtim, të gjitha me ndriçim natyral.






Ja për çfarë i harxhon lekët Arbana Osmani!

AMA 2018: Çfarë veshën VIP-at në Tapetin e Kuq



Po vjen Halloween-i! Inspirohuni nga VIP-at





10 vendet më romantike në botë!

Juria e “Këngës Magjike” lë mbresa me stilin!



