Vështirë të gjesh sozinë e një personazhi të njohur botëror, e për më tepër ta gjesh atë në një vend të vogël si i yni. Por ja që ndodh! Bëhet fjalë për futbollistin e njohur kroat Luca Modric, sozia e të cilit gjendet në Shqipëri.
Ai është Piro Tole, 24 vjeç nga Korça dhe së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të humorit “Duplex” që transmetohet të shtunave në Tv Klan. Të shumtë kanë qenë ndjekësit dhe shikuesit që i kanë vënë në dukje të riut ngjashmërinë me futbollistin 33-vjeçar madje kanë krijuar edhe kolazhe fotosh mes të dyve.
Dalja në televizionin Klan nuk është e para për Piro-n. Ai është shfaqur 3 vite më parë në ekranin e Vizion Plus në shoë-n e talenteve “Tu Si Que Vales” ku ka shfaqur talentin dhe pasionin e tij për muzikën e ka treguar se ai ndonëse ka studiuar për informatikë, ushtron edhe kitarën. Jo vetëm kaq por Piro Tole asokohe adje ka qenë pjesë edhe e serenatistëve të rinj të qytetit të Korçës, ndërsa tashmë i ëhstë futur edhe aktrimit si pjesmarrës në skeçet që realizohen në “Duplex.



















