KreuStil Jetese

Blogerja shqiptare që la Shqipërinë për ShBA: Në të vërtet tani jam në gjendje të mjerueshme…!

Blogerja e njohur e modës që la Shqipërinë pak javë më parë për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka frikë të na thotë të vërtetën e saj që pa pikë dyshimi është ajo që na prek thuajse të gjithave.

Estela Ujka, nënë e tre vajzave, mbrëmjen e së shtunës ka publikuar një foto të sajën në Instagram ku shfaqet me pamje të rregullt dhe të kuruar, por që siç thotë edhe vet ajo në realitet gjendja e saj nuk është aspak e tillë.

“Fundjavë e gjatë dhe unë jam duke u marr me larjen e rrobave. Mos u gënjeni nga Instagrami sepse unë jam në një gjendje të mjerueshme tani. Por ja një foto e këndshme e imja nga fundjava e mëparshme”- shkruan bankierja, e cila ka treguar të vërtetën e gjithë femrave dhe sidomos nënave duke dashur të jap mesazhin se asgjë nuk është ashtu siç duket dhe shfaqet në Instagram.

Të kuptojmë shumë mirë Estela, shumë shumë mirë!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF