KreuStil Jetese

Mëngjesi i Miriam Canit nis nga një vend përrallor

Miriam Cani është zgjuar këtë mëngjes jo në vendin e zakonshëm por në një vend që pa frikë mund ta konsiderojmë si vend përrallor. Këngëtarja është larguar nga vendi për disa ditë relaksi dhe pushimesh dhe destinacioni i zgjedhur janë ishujt Maldive.

Miriami ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram për t’i uruar Miremëngjes 378 mijë ndjekësve të saj, ndërsa shfaqet në foto e veshur me rroba plazhi ngjyrë të zezë dhe një pelerinë ngjyrë të bardhë e që pas i shfaqet deti dhe pamja përrallore e ishujve Maldive.

Maldivet janë një ndër destinacionet e pushimeve më të veçanta dhe të preferuara në botë. Për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin, një ndër çiftet më të preferuar në showbizit shqiptar, ishujt Maldive janë padyshim një vend i veçantë duke qenë se në verën e 2013-ës teksa ndodheshin me pushime pikërisht në këtë vend, artisti vlonjat surprizoi Miriamin duke i propozuar për martesë në botën nënujore të ishujve Maldive.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF