KreuStil Jetese

Tuna flet për herë parë për sherrin me Robertin dhe Norën!

Tuna Sejdi ka zgjedhur të hesht pas deklaratës së bujshme qe kunati i saj, muzikanti Robert Berisha bëri live në emisionin “Rudina” disa muaj më parë duke zgjedhur të mos i përgjigjet e as ta komentojë. Por në një intervistë dhënë për Prive këngëtarja e cila i është rikthyer projekteve muzikore pas lindjes së djalit zgjodhi të flas për këtë çështje

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton unë, Patrisi dhe Tiani. Të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time. Ne jetojnë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt dhe kushdo është i lirë të shpreh mendimin e vet. Unë nuk kam kohë për këto gjëra. Për këtë arsye nuk kam dashur të prononcohem dhe t’i jap rëndësi temave të tilla. Nëse dua të flas unë flas për karrierën time, për jetën time private por jo për të tjerët”- tha këngëtarja.

Kujtojmë se kunati i saj, Robert Berisha muaj më parë i surprizoi të gjithë kur pranoi publikisht se familja e tij nuk flet me Tunën dhe as nuk do që të flasi pavarësisht se dy vëllezërit shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF