Mbrëmjen e së shtunës nisi transmetimin puntata e parë e show-t më të ri të humorit në Tv Klan, “Duplex”. Një vijimësi formati me atë të “Apartamentit 2xl” por me risi, skenografi e madje edhe personazhe të rinj, nën drejtimin e Turjan Hyskës, “Duplex” startoi rrugëtimin për këtë sezon.
Por ajo çfarë të bën përshtypje është vendosja dhe fasha orare që drejtuesit e televizionit kanë zgjedhur t’i rezervojnë aktorëve të ardhur nga një përvojë e gjatë në “Vizion Plus”.
“Duplex” u vendos që në fillim që të transmetohen në prime time në orën 20:10 duke shtyrë kështu një tjetër ‘blerje’ që Klani bëri në 2016-ën pikërisht aktorin e humorit Ermal Mamaqi e për t’i besuar atij dhe show-t “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës të gjithën për vete.
Por përse u nda torta e së shtunës në dy show humori, duke shkurtuar minutazhin e njërit prej tyre, atij aktual?
Sigurisht që nuk mund të dihen e as nuk janë bërë publike arsyet që qëndrojnë pas kësaj zgjedhjeje dhe vendosjeje m, por një ndër arsyet që mund të hamendësohet mund të lidhet me shikueshmërinë në rënie që mund të ketë pasur “Xing me Ermalin” sezonin e kaluar.
Ky i fundit pati një përballje të fortë shikueshmërie në sezonin e shkuar duke u përplasur në fashën e tij orare me “Shiko kush Luan” të Luana Vjollcës dhe më pas me “Dua të të bëj të lumtur” që njësoj të dy përmbyllën sezone lavdëruese dhe me shikueshmëri të lartë.
Një tjetër arsye për këtë spostim që miqtë e vjetër të “Apartamentit” i bën me ardhjen në Tv Klan ish-kolegut të tyre aktor mund të jetë edhe mungesa e ditëve të lira për show-n e ri të humorit “Duplex”- tashmë i riformuar dhe i mbërritur në Tv Klan po me një lëvizje të bujshme dhe të shumëpërfolur të merkatos televizive verore.
Gjithashtu vlen të thuhet se Turjan Hyska si autor ka zaptuar jo vetëm të shtunën mbrëma, por me një tjetër show atij i është rezervuar e diela mbrëma. “Familja” është programi që është vendosur të jetë ai që ndoshta edhe do tentoj të sfidoj “Portokalli”-në e Top Channel, të pathyeshme ndër vite në shikueshmëri.
Ndaj të vetmet hamendësime që na lindin për momentin janë ose shikueshmëria ose mund të ketë qenë edhe mungesa e ditëve të lira arsyeja që ka bërë që dy spektakle humori të ngeshen në një mbrëmje të vetme.




Pesë zakone të një çifti të lumtur!






“Ushqimet” që i duhen një truri të freskët!








16 kunetërit e famshëm të showbiz-it shqiptar

