KreuStil Jetese

‘Makthi’ i artistëve rikthehet në “Kënga Magjike”?! Këtë herë me këngëtaren e njohur

Nga Jolinda Levonja

Artistja e njohur shqiptare do të kthehet në “Kënga Magjike” në këtë 20 vjetor të festivalit, pavarësisht se dha fjalën 3 vite më parë se do të mungonte për 10 vitet e ardhshme. Duket se nuk ka gjë që e ndal dhe e mban larg festivalit ‘live’ artisten Aurela Gaçe.

Gaçe pa frikë mund të konsiderohet edhe si ‘makthi’ i artistëve pjesmarrës kjo për shkak se ka triumfuar tri herë në këtë kompeticion, si asnjë artist më herët pjesmarrës.

Sipas burimeve të lajmi.net, artistja vlonjate do të jetë sërish pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” 2018 edhe pse 3 vite më parë u shpreh se fitorja e saj në festival u bë ‘bajat’. Pasi fitoi trofeun e triumfueses me “Akoma jo” në 2015-ën (krijuar për Gaçen nga i mirënjohuri Adi Hila) , një fitore e papritur që iu dha artistes nga këngëtarët pjesmarrës, Gaçe tha në mes të Pallatit të Kongreseve “Më vjen turp”, duke bërë që salla të shpërthejë në të qeshura. Kjo fitore e tretë e artistes vinte fiks një vit pas duetit me Young Zerka me këngën “Pa Kontroll”, që fitoi festivalin në 2014-ën. Kujtojmë gjithashtu se Aurela Gaçe ka triumfuar për herë të parë në “Kënga Magjike” me këngën “Hape veten” një krijim I Timo Fllokos dhe Flor Mumajesit.

Por kjo nuk është surpriza e vetme! Një tjetër këngëtare “big” do të rikthehet sërish në festivalin e njohur. Është fjala për artisten e njohur Eli Fara e cila bashkon mjeshtrin e saj me Aurela Gaçen për të sjellë këtë edicion nje këngë që me siguri do ta bëjë këtë bashkëpunim të mbahet mend gjatë. Nuk dihet nëse ka qenë artistja Eli Fara- njëkohësisht mikeshë e ngushtë- ajo që i ka prishur mendjen Aurela Gaçes, por duhet thënë se ky bashkëpunim është një ndër më të shumëpriturit jo vetëm për dy miket e ngushta por edhe për publikun e gjerë. Sigurisht nuk është hera e parë që Aurela Gaçe dhe Eli Fara do të ngjiten të dyja bashkë në një skenë, por ky duet mes tyre do të jetë i pari dhe me gjasa i rrallë në llojin e vet.

Ndërkaq lista e bërë publike deri më tani zbulon se emra të njohur të muzikës shqiptare që pritet të jenë pjesë e festivalit janë:

Flori Mumajesi

Ylli Limani

Bruno dhe Artiola Toska

Ronela Hajati

Jonida Maliqi

Klajdi Haruni

Mentor Haziri

Kelly

Stresi

Era Rusi

Fifi (bashkëpunim)

Aurela Gaçe dhe Eli Fra

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF