Thuhet se nuk gjykon veshja, por kur bëhet fjalë për t’u përballur me një intervistë pune, veshja e duhur mund të bëjë diferencën. Ndonëse është e vërtetë se gjuha verbale ndikon vetëm në 10% të komunikimit, sikurse tregojnë studimet e shumta të zhvilluara nga linguistët, është e rëndësishme që të luash të gjitha kartat në një situatë të tillë, ku përshtypjet e para ndikojnë shumë.
Më poshtë keni një listë të përpiluar nga ekspertë të stilit që ju të arrini një sukses, të paktën në pamjen e jashtme, në një intervistë pune.
1- Sigurohu që veshjet të jetë të pastra dhe të hekurosura.
2- Evito veshjet shumë të ngushta, që nuk i përshtaten fizikut tuaj.
3- Evito ngjyrat shumë të ndezura.
4- Evitoni aksesorë apo bizhu që bihen shumë në sy, apo parfume me aromë të forët.
5- Vishni këpucë të pastra dhe jo shumë të përdorura. Meshkujt duhet të evitojnë atletet dhe të zgjedhin këpucë klasike. Ndërsa femrave u këshillohet që të mos veshin taka shumë të larta apo sandale.
6- Sigurohuni që të vini një rrip që i përshtatet stilit që keni veshur dhe të jetë një ngjyrë me këpucët.
7- Të paraqiteni me flokët dhe mjekrën të rregulluar.
8- Sigurohuni që t’i keni duart të pastra dhe të rregullta pasi janë pjesa e trupit që ekspozohen më shumë gjatë një interviste pune.
9- Merrni gjithnjë në konsideratë se nuk ekzistojnë mbledhjet informale. Nëse keni dyshime më mirë ta teproni pak me formalitetin.
10- Por më e rëndësishmja të jeni vetvetja.

Pesë zakone të një çifti të lumtur!






“Ushqimet” që i duhen një truri të freskët!








16 kunetërit e famshëm të showbiz-it shqiptar


Si të ushqehemi sipas nevojave të trupit tonë!


