KreuStil Jetese

Në dhomën e Lori Hoxhës! Fashionistja hap dollapin e na tregon artilerinë e këpucëve

Fashionistja Lori Hoxha njihet për shumëllojshmërinë e veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve për shkak edhe të pasionit të saj për modën. Nëse dikur falë blogut të saj edhe kishim parë pjesë të garderobës nga shtëpia, tashmë në Instagram publikimet në dhomën e garderobës së 24 vjeçares janë më të rralla.

Një moment i tillë ka qenë ai i publikuar nga Lori në llogarinë e saj ne Instagram ku shihet teksa pozon përpara një rafti gjigand këpucësh, ose më saktë përpara njërin prej rafteve gjigande. Aty mund të pikasim fare qartë edhe gjithë llojet e këpucëve të markës, Chanel, Christian Louboutin, sandaleve Giuseppe Zannotti si dhe atleteve mes tyre ato Balenciaga e që gjenden ne dysheme.

E veshur me një crop-top ngjyrë rozë e ëmbeël dhe fund të shkurtër latex ngjyrë salmoni, fashionistja na ka treguar edhe herë të tjera se ndalesa në dhomë përpara se të dalë e ndihmon atë të shoh veten se si mund të duket ajo dhe veshja nën dritën e aparatit e në foto.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF