KreuStil Jetese

Si ia propozoi Ardit Gjebrea Bora Zemanit ftesën për “Kënga Magjike”?

Një ndër lëvizjet e bujshme televizive të sezonit padyshim që do të ishte dhe ajo e Bora Zemanit drejt Tv Klan. Prezantuesja, e cila prej disa sezonesh drejtonte emisionet sportive, krejt papritur do të shfaqej krahas drejtuesit të “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea duke suprizuar këdo që pa foton e të dyve bashkë.

Ndonëse fillimisht u mendua se Bora do të ishte partnerja e Gjebreas përgjatë minutazhit të programit maratonë të së dielës, më pas vet drejtuesi sqaroi se Bora Zemani dhe ai do të bashkëprezantonin festivalin “Kënga Magjike” që prej minutazhit qe i dedikohet në “E diela shqiptare”.

Por për herë të parë pas bërjes publike të lajmit ka folur protagonistja e ftuar ne emisionin e njohur drejtuar nga Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit”, që transmetohet të shtunave në orën 21:00 në Ora News. Bora Zemani ka rrëfyer edhe mënyrën e momentin kur Ardit Gjebrea i bëri asaj propozimin të cilin ajo as që mund ta refuzonte.
“Jam shumë e lumtur për të dielën shqiptare. Do jem pjesë e Këngës Magjike. Propozimi ishte shumë i thjeshtë në fakt. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha çfarë kishte për të thënë, më propozoi të gjithën se për çfarë bëhej fjalë. Unë ngela, as ‘po’ nuk thashë. Absolutisht që do thoja ‘po’ edhe pse kam patur dhe oferta të tjera por kjo e Këngës Magjike dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse Arditi ka qenë idhull për mua që e vogël, kështu që nuk mund ti thoja jo. Për mua ishte mundësia më e mirë”,- tregoi Bora.

“E diela Shqiptare” pritet të nisë transmetimin dhe sezonin e ri të dielën e 7 tetorit dhe kësaj here edhe me një studio të re.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF