KreuStil Jetese

Histori përdhunimi: Nata në hotel me punonjësen që mund t’i kushtojë Cristiano Ronaldos pasurinë prej 350milionë £!

Cristiano Ronaldo, futbollisti që u shndërrua në markë globale, me një pasuri marranendëse – rreth 350 milionë paund dhe më shumë – mund të ketë gjithçka. Gjithçka, me përjashtim të heshtjes që thuhet se dështoi ta blinte nga vajza që e akuzon për përdhunim.

Sulmuesi, i rekrutuar këtë vit në moshën 33 vjeçare nga Juventusi pas një karriere të shkëlqyer në Manchester United dhe Real Madrid, po përballet tani me mundësinë e gjykimit për përdhunim në shtetin e Nevadës.

Akuza në fjalë vjen nga ish-punonjësja e hotelit e quajtur Kathryn Mayorga, e cila pretendon se kapiteni i Portugalisë e ka përdhunuar atë në dhomën me vlerë 770 paund ku ka qëndruar në “Hotel Palms Place” në Las Vegas në 2009. Pretendimet u botuan së pari nga revista gjermane “Der Spiegel” ndërsa avokatët e Ronaldos kanë thënë se do të padisin revistën për këtë shkrim.

Në një deklaratë, avokati i Ronaldos Christian Schertz tha se ‘raportimi në Spiegel është i paligjshëm’. Ai ka shtuar se ai ishte udhëzuar të kërkonte kompensim për ‘dëmet morale’ për ‘ndoshta një nga shkeljet më serioze të të drejtave personale në vitet e fundit’.

Në një intervistë të gjatë dhe të detajuar, Mayorga i tregoi revistës së lajmeve gjermane “Der Spiegel” se si Ronaldo i kërkoi falje pas forcës së ushtruar ndaj saj pavarësisht refuzimeve të përsëritura.
Ajo thotë se ai i ishte ulur në gjunjë dhe i ka thënë: ”99% përqind e imja është një djalë i mirë, unë thjesht nuk e di për atë 1% tjetër” Duke pretenduar se ka vuajtur për vite me radhë pasojat dhe dëmet mendore dhe se ka pasur edhe mendime vetëvrasëse si rezultat i ngjarjes së rëndë, Mayorga thotë se avokatët e Ronaldos kanë blerë heshtjen e saj në 2010 me një dëmshpërblim prej 288,000 £ pa gjyq, gjë për të cilën ajo tani është penduar e i vjen keq.

Më herët, revista citon dokumenta duke pretenduar se avokatët e futbollistit morën një dedektiv privat për të ndjekur dhe gërmuar të shkuarën e vajzës në fjalë.

Nëse dëshmia e përdhunimit të vajzës vërtetohet kjo sigurisht do të jetë fatale për një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Nga ana e tij Ronaldo në në video live bërë me ndjekësit dhe fansat në Instagram tha se “ata” po përdorin emrin e tij për të promovuar veten e tyre. Nuk dihet nëse me këtë futbollisti i referohet vajzës së përmendur nga revista gjermane.

Sipas “Der Spiegel”, Mayorga, tani 34 vjeç, kontaktoi policinë menjëherë pas sulmit të dyshuar, por fillimisht refuzoi të identifikonte sulmuesin e saj. Ajo pastaj vendosi të mos e ndjekë çështjen përmes sistemit penal dhe zgjodhi rrugën civile, dhe një zgjidhje.

Dje, Ronaldo, baba i katër fëmijëve, kundërshtoi, duke e akuzuar Mayorga për shitjen e një lajmi të rremë, ndërsa avokati i tij në Gjermani premtoi veprime ligjore kundër Der Spiegel, ndonëse revista vijon t’i qëndroj versionit të saj të historisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF