Rashel Kolaneci, modelja që është pjesë e këtij edicioni të “Dance With Me Albania” njihet për hiret e saj të cilat tërheqin gjithmonë vëmendje. 19 vjeçares i ishte dhënë mbrëmjen e së hënës për të realizuar një koregrafi nën ritmet e këngës së njohur “Gasolina” pjesë e së cilës ishte tundja e vitheve në një pjesë të konsiderueshme të kërcimit. Kjo është cilësuar si e papranueshme dhe e tepërt për jurinë të cilët kanë kritikuar përzgjedhjen e bërë të koreografisë dhe madje jo vetëm kësaj here por edhe në puntatat e mëparshme.
Kledi Kadiu ka bërë kritikën më të fortë kur është shprehur se sipas tij Rasheli kërcen vetëm nga pas dhe se ai do të donte ta shihte të kërcente njëherë me fytyrë. Me tone të ashpra kritike është shprehur edhe Valbona por duke mos ia vënë fajin Rashelit por koreografit pasi sipas saj ajo kërcimin e realizoi por se këto lloj kërcimesh nuk duhet të shfaqen apo të përsëriten më sepse përpos hireve dhe staturës së 19 vjeçares ka plot kërcime të tjera që do i shkonin asaj.






Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës?!










Pesë zakone të një çifti të lumtur!



