Prezantuesja Klea Huta nuk ka hezituar të publikojë në llogarinë e saj në Instagram një foto pa make up. Me flokët natyrale e të kapura bisht, Klea ka treguar pamjen e saj pas vrapit të mëngjesit e krejtësisht pa make up.
Jo se këngëtarja e “Bla Bla” përdor shpesh make up televiziv por kësaj here shfaqet kaq natyrale dhe portreti i saj pa make up na u duk fiks si fytyra e adhurueshme e një bebusheje.
Klea, e cila njihet për bukurinë e saj “bio” pritet që shumë shpejt t’i rikthehet ekranit të televizionit pasi do të prezantojë emisionin e ri “Vip Club” që do të shfaqet së shpejti në Top Channel, ku do të tregojë jetën e personazheve të njohur shqiptar të suksesshëm në botë. Sa i përket jetës personale, 25-vjeçarja prej më shumë se 2 vitesh po jeton historinë e saj të dashurisë me producentin e njohur të muzikës shqiptare Elgit Doda.


1 vit pas lindjes, Ilva Tare në top formë!











Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës?!






