KreuStil Jetese

1 vit pas lindjes, Ilva Tare në top formë!

Gazetarja e njohur e ekranit shqiptar, Ilva Tare ka vetëm 1 vit që është bërë nënë për herë të dytë por duket se kilet e shtuara të shtatzënisë i përkasin të shkuarës dhe nuk kanë lënë asnjë shenjë te ajo. Në një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram ish-drejtoresha e informacionit të Ora News shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë pas trupit duke shfaqur kështu linjat e saj.

Ilva Tare është nënë e dy fëmijëve një vajze 3 vjeçare të quajtur Melody dhe djalit Thomas që vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e parë. Sa i përket profesionit të saj, Ilva në fund të gushtit u dorëhoq nga angazhimi i saj si drejtoreshë informacioni në televizionin informativ Ora Neës si dhe nga drejtimi i emisionit “Tonight”. Ajo ka treguar se e ardhmja e saj televizive tashmë i përket dhe është lidhur me televizionin më të ri që do i shtohet ekranit shqiptar “A2” ku mësohet se do të mbajë postin e drejtoreshës së informacionit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF