KreuStil Jetese

Ups! E ftuara konfirmon “përplasjen” mes Luana Vjollcës dhe Elisa Spiropalit

Suada Sherifi ka qenë në panelin e të ftuarve të “Shiko kush Luan” të shtunën e 6 tetorit së bashku me disa personazhe të tjerë publik shqiptar. Në njërën prej lojrave të realizuara, ku të ftuarit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit një e tillë i ka ardhur ish-miss Albania-s nga prezantuesja Nevina Shtylla. Kjo e fundit e pyeti Suadën se çfarë kish qenë duke bërë një ditë më parë në të njëjtën orë dhe përgjigjia e Suadës ishte se ajo kishte qenë shumë e sëmurë me grip e antibiotikë por kur e morën në telefon dhe i thanë se është e ftuar në premierën e emisionit “Shiko kush Luan” ajo u çua menjëherë nga shtrati..

Kështu Sherifi duke përmendur faktin se kjo puntatë në fakt, siç edhe u tha ka qenë “premierë” pra puntata e parë na ka konfirmuar dashur padashur lajmin që qarkulloi vetëm pak ditë më parë se Elisa Spiropali kishte kërkuar anullimin e puntatës për shkak se ajo kishte pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit.

Kjo ngarje detyroi produksionin të spostoi puntatat dhe që në emisionin e parë të shfaq në transmetim puntatën që ishte parashikuar të ishte e dyta në radhë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF