Prezantuesja e “Jo vetëm modë” Orinda Huta ka qenë e ftuara e së enjtes në emisionin “Rudina në Tv Klan. E martuar prej më shumë se një viti me partnerin e saj Turjan Hyska prezantuesja ka treguar disa sekrete të jetës së çiftit që lidhi kurorë në vitin 2017. Orinda rrëfeu se ajo pëlqen shumë të gatuaj në shtëpi dhe veçanërisht pë bashkëshortin duke rrëfyer se gatimi është pasion i saji. “Unë gatuaj vet çdo ditë në shtëpi dhe përpiqem që sikur edhe një vakt ta përgatis patjetër”.
Ajo tregoi se në fakt Turi i pëlqen shumë gatimet e saj dhe gjithmonë i bën qejfin duke i thënë fjalët dhe komplimentet më të mira. “Edhe kur ndonjëherë ia kam futur kot në gatim, Turi asnjëherë nuk më ka thënë që nuk ka qenë e mirë, nuk ma prish asnjëherë qejfin në këtë gjë, madje kam qenë une ajo që i kam thënë vet e para kur një gatim nuk ka qenë i shijshëm”.
Sa i përket jetës private të çiftit, prezantuesja tregoi se të dy duan një familje të madhe me shumë fëmijë e madje kur Rudina e ngacmoi për ndonjë shtatzëni të mundshme, Orinda u përgjigj “kur të na bekoi Zoti”, duke nënkuptuar se lajmi nuk do të jetë i largët.




1 vit pas lindjes, Ilva Tare në top formë!











Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës?!




