Mesa duket sezoni i ri ka frymëzuar këngëtaret shqiptare që të ndryshojnë look. Pas Jonida Maliqit, e radhës që ka bërë ndryshim në modelin e flokëve është këngëtarja e njohur shqiptare Orgesa Zaimi. Debutimin e look-ut të ri, rrokerja e ka pasur pasditen e së dielës kur u shfaq në ekranin e TV Klan si e përzgjedhura e produksionit të festivalit “Kënga Magjike” për të qenë pjesë e jurisë në edicionin e 20-të të festivalit.
Orgesa, e cila njihet për eksperimentet në look- më shumë e modeleve të flokëve sepse i qëndron gjithmonë besnike ngjyrës së zezë, kësaj here zgjodhi t’i presë flokët të shkurtra, me baluke model bob asimetrik me shkallëzim në pjesën e pasme. Modeli i zgjedhur nga Orgesa është një ndër modelet e flokëve më në modë të këtij sezoni dhe duhet thënë që Orgesa duket thjesht WOW!