Kanë kaluar vetëm 3 javë që nga dita kur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë dhe jetën e saj e ndriçoi vogëlushi i vogël me emrin Raiden. Pak ditë pas lindjes së djalit moderatorja e “Digitalb” publikoi një video me momentet më të veçanta përpara dhe pas lindjes së djalit, një video që u pëlqyer tej mase nga publiku.
Por tani mami Jona ka vendosur të na tregoi një tjetër foto të vogëlushit, kësaj here duke e mbajtur në prehër, teksa të dy marrin rrezet e ngrohte diellit të kësaj vjeshte. “Raiden, vakti i parë: VitaminnD; Jona, vakti i parë: Këmbët e tij”- shkruan nëna e re.
Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj lidhën kurorë në qershor të 2018-ës pas lidhjes disa vjeçare dhe u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë më 17 shtator të këtij viti.



10 vendet më romantike në botë!

Juria e “Këngës Magjike” lë mbresa me stilin!















