Dy familjet Berisha prej kohësh nuk janë të qeta për shkak të “sulmeve” mediatike të dy prej protagonistëve kryesor Robert Berishës dhe këngëtares Tuna Sejdi, kjo e fundit bashkëshortja e djalit të vogël të familjes së njohur në Kosovë. Por duket se pjesëtarët e familjeve kanë vendosur të lënë tumnajën mënjanë dhe të gjejnë paqe secili në mënyrën dhe me familjen e vet.
Ndërsa Nora dhe Roberti janë ribashkuar për të qëndruar disa ditë me njëri-tjetrin në Tiranë për shkak se angazhimet e karrierës personale i kanë mbajtur larg njëri-tjetrit,
Tuna bashkëshorti Patrisi dhe djali i tyre i vogël Tian janë larguar për disa ditë pushimesh në resortet e Turqisë. Pas angazhimeve në karrierë dhe punës për këngët dhe klipet e reja, familja e Tunës kanë vendosur të arratisen për momente relaksi dhe qetësie në Kemer, momente tē cilat po i ndan edhe me mijëra ndjekësit në Instagram.
Ndoshta kjo ditë do të shërbejnë për të qetësuar disi situatën dhe për t’iu rikthyer secili sukseseve në karrierë.
Robert Berisha momentalisht është i angazhuar në “Dance with me” në Tv Klan, Tuna sapo ka përfunduar xhirimet e një kënge të re ndërsa Nora Istrefi deri më tani nuk ka treguar diçka konkrete për ndonjë projekt muzikor që ka në dorë.



Ja për çfarë i harxhon lekët Arbana Osmani!

AMA 2018: Çfarë veshën VIP-at në Tapetin e Kuq



Po vjen Halloween-i! Inspirohuni nga VIP-at





10 vendet më romantike në botë!

Juria e “Këngës Magjike” lë mbresa me stilin!






