Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princ Harry po vijojnë turin e tyre dhe ndalesa e radhës ka qenë Fiji. Presidenti i Fiji-t ka organizuar darkën e rastit dhe në mesin e të ftuarve ka qenë edhe çifti mbretëror që pritet të bëhen prindër në pranverë.
Vëmendjen e vodhi të tërën Dukesha e Sussex e cila kishte zgjedhur për mbrëmjen një fustan të gjatë ngjyrë blu (ngjyra e Fijit) me mëngë pelerinë, kombinuar me një palë vathë diamanti që thuhet se janë të marra nga familja mbretërore. Nuri i shtatzënisë i jepte Meghan shkëlqim dhe dukesha në pritjen e ëmbël duket thjesht e mahnitshme!
Çifti i njohur do të qëndrojnë 3 ditë në Fiki përpara se të vazhdojnë turin në Tonga dhe për t’u kthyer pastaj ne Australi.