Duka dhe Dukesha i Sussex po qëndrojnë në hotelin me pesë yje “Grand Pacifik” në Suva gjatë vizitës së tyre në Ishujt Fiji. Meghan dhe Harry po bëjnë turin e tyre të parë botëror si çift dhe kanë vendosur që gjatë qëndrimit në Fiji të akomodohen në hotelin historik, në të cilin kanë qëndruar edhe 65 vite më parë edhe gjyshërit e Harry-t në turin e tyre të parë si çift. Një natë në këtë hotel kushton 1375 dollarë dhe ne ju ftojmë të shohim të gjitha ambientet e ndërtesës në të cilën po qëndron aktualisht çifti më i komentuar i botës