Duket se kjo ka qenë java e ndryshimeve drastikisht për 3 prej emrave të njohur të ekranit shqiptar, që me siguri jo për shkak të Halloween. Bukuroshet kanë marrë guximin dhe i kanë dhuruar vetes një pamje krejt të re e shumë ndryshe nga ç’ishim mësuar t’i shihnim.
E para që e hapi ‘lojën’ ishte reperja nga Kosova Tayna e cila u shfaq në klipin e saj të ri me flokë të bardhë fare, duke u dukur shunë ndryshe nga portreti me flokët e zinj që e ka karakterizuar këngëtaren që në daljen e parë. Megjithatë bukuroshja duket shumë ‘cool’ me look-un e ri dhe urojmë ta mbajë për ca kohë.
Për shunë vite me radhë Luana Vjollca ka preferuar të mbajë flokët biond, edhe pse bë fillimet e karrierës së saj ajo kishte eksperimentuar me ngjyrën e kuqe dhe të zezë, por duke qenë se ka kaluar shumë kohë emrin e saj ne së fundmi e lidhnim vetëm me flokët biond. Ndaj foto e postuar në rrjetin social instagram nga Luana ne të cilën bukuroshja u shfaq me flokët pis të zinj, surprizoi jo pak ndjekësit. Aq sa ditët e fundit nëse Luana ngjan më bukur bionde apo brune është kthyer në dilemën e portaleve.
Edhe Juliana Pasha duket se ka preferuar t’i bëjë një rifreskim ‘look-ut’ të saj këtë fund tetoru. Ndonëse këngëtarja nuk e preku ngjyrën e flokëve, ajo solli një prerje fare shkurt të tyre, duke krijuar ndryshimin e dukshëm të paraqitjes. Pasha ka menduar të rrijë ca kohë rehat me flokët dhe mirë ka bërë.