Dëshironi një ndryshim në pamjen tuaj por nuk e keni idenë nga t’ja nisni? Epo si thoni të bazoheni në shenjën tuaj të horoskopit? Më poshtë ju paraqesim modelin perfekt të flokëve sipas shenjës tuaj të horoskopit
Dashi
Të lindurit nën shenjën e Dashit duan një stil që paraqet vetbesimin e tyre, energjinë dhe personalitetin aventurier. Një prerje flokësh shkurt dhe me balluke është perfekt për ju.
Demi
Kur Demi gjen stilin e tij të preferuar, qëndron gjithnjë me të dhe këtë model Bob me gjatësi deri te shpatullat do ta dashuroni për shumë kohë.
Binjakët
Femra e lindur nën shenjën e Binjakëve është e gjallë, emocionuese dhe I pëlqen varieteti prandaj ky stil flokësh është perfekt për të dhe personalitetin e saj emocionues.
Gaforrja
Të gjitha shenjat e ujit duke përfshirë këtu edhe Gaforret preferojnë stile flokësh që të nxjerrin në pajh anën e tyre femërore si një bob voluminoz.
Luani
Kjo pamje është e guxuese dhe seksi, prandaj edhe Luani e pëlqën shumë këtë pamje.
Virgjëresha
Femra Virgjëreshë pëlqen gjithnjë që të duket e rregullt dhe të shfaqë feminilitetin e saj. Ajo është një perëndëshë e mrekullueshme e cila kanalizon bukurinë natyrale prandaj I pëlqen një prerje flokësh me gjatësi mesatare që të jep një pamje të freskët e natyrale.
Peshorja
Balanca, harmonia dhe simetria janë shumë të rëndësishme për peshoren e cila do të ndjehet e tërhequr nga ky model I rregullt flokësh.
Akrepi
Akrepët njihen për faktin e të qenurit të patrembur, seksi dhe pasionantë- gjithashtu edhe shumë të bukur prandaj ata pëlqejnë një model flokësh që është I shkurtër dhe që guxon.
Shigjetari
Shigjetarët duan flokë natyralë dhe prandaj flokë me onde natyrale janë perfekte për këtë shenjë.
Bricjapi
Bricjapët si Kate Middleton janë të pastër, profesionalë dhe të rregull. Ata udhëhiqen nga Saturni dhe kanë tendencën të kenë flokë të drejtë dhe seriozë.
Ujori
Femra ujor është boheme, e çuditshem dhe I pëlqen të bëjë qejf dhe sigurisht që modeli I flokëve duhet ta reflektojë këtë. Një model flokësh me gjatësi mesatare me shkallzim dhe balluke siguron që ajo të eksperimentojë me flokët e saj.
Peshqit
Peshqit janë shenjë e ujit prandaj flokët me onde të lehta si flokët e sirenave janë modeli juaj perfekt.



















