KreuHoroskop

Horoskopi ditor 3 Nentor 2018

DASHI

Sot do të njiheni me një mik të ri, i cili do t’ju pëlqejë shumë. Ju do të bëheni miq të ngushtë pasi ju lidhin interesa të biznesit. Në dashuri shikohen gjëra të sigurta dhe me një të ardhme përpara.

DEMI

Ju po mendoni për një ndryshim të punës dhe për një karrierë të re. Një takim mund t’jua ofrojë këtë mundësi. Por, mos harroni se nëse duket gjithçka mirë, për të qenë e vërtet, duhen fakte të tjera për ta besuar.

BINJAKET

Yjet ju këshillojnë të mos tregoheni shumë kokëfortë në lidhje me personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës tregohuni më të mirëkuptueshëm me eprorët tuaj.

GAFORRJA

Merrni përsipër përgjegjësitë për idetë tuaja. Sinqeriteti do të jetë një gjë mjaft e vyer në marrëdhëniet që keni krijuar në ambientin e punës, kështu që thojini gjërat tuaja hapur.

LUANI

Shkëmbimi i ideve është thelbësor për ecjen përpara të çdo individi, por tregohuni të kujdesshëm të mos e ekzagjeroni. Jo gjithçka është e nevojshme të thuhen të gjitha ato gjëra që mendoni.

VIRGJERESHA

Dëshira juaj për më shumë pavarësi mund t’ju shtyjë të largoni prej vetes lidhje mjaft të ngushta. Pak tension sidomos në familje do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës.

PESHORJA

Mes miqsh të sinqertë sot mund të lindë një tradhtar. Tregohuni të kujdesshëm në investimet tuaja, pasi mund të shpenzoni shumë më tepër se sa e kishit parashikuar.

AKREPI

Ndryshoni sjelljen tuaj e do të merrni atë që dëshironi. Do të reagoni kundër një padrejtësie duke u treguar të duruar, në mënyrë që të mos shkatërroni gjithçka keni realizuar deri më tani.

SHIGJETARI

Nëse nuk do të merrni maksimumin sot, është sepse nuk do u kushtoni vëmendjen e duhur propozimeve që do ju vijnë në letër. Në forcimin e lidhjes suaj, bëjeni dhe partnerin pjesë të vendimeve që do ju duhet të merrni.

BRICJAPI

Sot mund ti kushtoni vëmendjen atyre gjërave çka do të donit të ndryshonit në jetën tuaj, për të gjetur mënyrën më të mirë për ti realizuar. Nëse bëhet fjalë për ndjenjat nuk keni nevojë për këshilla, kështu që mos hezitoni.

UJORI

Nuk duhet të humbisni entuziazmin tuaj, madje mundohuni të përfitoni për të përmirësuar situatën në ambientin e punës. Në aspektin afektiv partneri do ju kërkojë më shumë por nuk do të jeni akoma gati ti jepni.

PESHQIT

Do ta keni të lehtë të përfundoni gjithë impenjimet tuaja. Në aspektin afektiv do të organizoni disa ditë pushime së bashku me partnerin.

Panorama

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF