KreuCelebrity

Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani lënë pas hatërmbetjet dhe bëjnë bashkëpunimin

Mënyra e votimit në “Kënga Magjike” është bërë shpesh shkak për të ‘prodhuar’ hatërmbetje dhe mosmarrëveshje mes kolegësh. Elhaida Dani dhe Anxhela Peristeri ishin ndër artistet që patën një ‘krisje’ mes tyre për arsyen e pikëve, vitin e kaluar. Anxhela u shpall fituese ndërsa Elhaida u rendit e dyta. E mesa duket dy këngëtaret e kanë lënë pas këtë fakt, dhe janë bashkuar për të njëjtin qëllim. Peristeri do të mbajë këtë të enjte koncertin e saj të parë recital dhe Dani do të jetë një nga të ftuarit në koncert e të dyja vajzat do të këndojnë hitin e Anxhelës “Prapë do t’i lutem”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF