KreuStil Jetese

Pas letrës së djeshme, reagon Komisioni Europian për çështjen e pijeve energjike

Të martën e 12 nëntorit drejtoresha menaxheriale e Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.pk, Cristina Busi Ferruzzi, i shkroi një letër konfidenciale kreut të shtetit Ilir Meta dhe disa institucioneve të tjera e selive të huaja të akredituara në Tiranë lidhur me shqetësimin e saj për projektligjin e “ndalimit të shitjes së pijeve të buta dhe energjike nën moshën 18 vjeç”.

Menjëherë pasi u vu në dijeni ka reaguar Komisioni Europian përmes DG GROW (Drejtoria e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) i cili në përgjigjen e tij i konfirmon UNESDA-s se “Shqipëria në të vërtetë ka shkelur kërkesat proceduriale të WTO (Organizata Botërore e Tregtisë) pra procedurat teknike të WTO” me këtë prjektligj.

Me gjasa, kjo përgjigje e Komisionit Europian ka mbërritur tashmë te institucionet shqiptare ose nëse jo pritet të ndodh brenda 24 orëve. Nuk dihet ende reagimi i institucioneve shqiptare dhe vendimi i presidentit Ilir Meta lidhur me projektligjin në fjalë.

Në muajin shtator një grup deputetësh të parlamentit shqiptar krijuan një projektligj që propozonte ndalimin e tregtimit dhe ofrimin e pijeve energjike dhe ato me gaz që përmbajnë sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç, jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe në dyqane, bare apo restorante. Katërmbëdhjetë nenet e projektligjit që do jenë pjesë e ligjit “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” synojnë kufizime si në përdorim, tregtim apo reklamim të pijeve të tilla për të miturve, duke e shoqëruar me gjoba edhe për të rriturit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF