Përveç faktit se kalon kohë me familjen dhe miqtë, ha shumë ëmbëlsira dhe pi shumë shampanjë, një pjesë tjetër e asaj që e bën sezonin e festive shumë qejf është pjesa e të veshurit dhe makijazhit. Kjo do të thotë të shkëlqesh kokë e këmbë dhe të bësh një tualet interesant. Nuk ka rëndësi se në çfarë festash do të merrni pjesë, ne ju paraqesim disa ide shumë të thjeshta makijazhi që do të doni ti përsërisni gjatë gjithë sezonit.
Provoni të krijoni me anë të penelit sytë si mace, por fillimisht aplikoni rimelin dhe më pas penelin. Vendosni një ton sysh ngjyrë kaf dhe disa xixa që sytë tuaj të shkëlqejnë. Për buzët përdorni një buzëkuq me ngjyrë neutral që të plotësoni pamjen tuaj.
Ndërroni ngjyrën e zezë të tonit të syve me një ngjyrë kafe shik. Kur moti jashtë është paksa I frikshëm, ngroheni situatën me një interpertim të makijazhit tradicional smokey eyes. Ngjyra kafe me xixa duket mirë te të gjithë. Si fillim përdorni një laps sysh ngjyrë kaf më pas vendosni nuancën në kapakët e syve pasi kjo do të bëjë që ngjyra të zgjasë më shumë dhe I jep më shumë intensitet ngjyrës së syve. Më pas aplikoni një ngyrë bronxinë anë të syve dhe më pask rimelin.
Duplikoni vijëzuesin e syve. Të gjithë kemi atë momentin tonë kur dëshirojmë të dallojmë më shumë se herët e tjera. Provoni njeherë këtë pamje me vijëzues sysh. Kjo është prova se dy janë më mirë se një.