KreuFashion

5 ngjyra të reja manikyri perfekte për stinën e dimrit!

 

 

 

Përqafojeni këtë sezon manikyr me ngjyra gold, lejla të errët, blu të errët të cilët kombinohen me pulovrat shumëngjyrëshe. Më poshtë ju paraqesim ngjyrat e manikyrit për këtë sezon dimri sipas Skyy Hadley manikyristes së yjeve.

Ngjyrë vishnje
Në vend të ngjyrës butgundi këtë vit zgjidhni ngjyrën vishnje. Kjo ngjyrë shkon me çdo ton lëkure, është e freskët, femërore dhe festive njëkohësisht.

Ngjyrë gold
Ky është sezoni i manikyrëve metalikë. Si gjithnjë ngjyrat metalike kombinojnë me çdo veshje dhe janë perfekte për çdo festë.

Lejla e errët
Kjo ngjyrë shumë e bukur është një ngjyrë  sezonale pasi njihet si ngjyrë guxuese neutrale. Kjo ngjyrë kombinon me çdo gjë ka një pamje guxuese dhe shumë të bukur dhe nuk do t’ju mërzitet kurrë.

Bluja e errët
Një ngjyrë diku mes blusë mbretërore dhe toneve blusë së errët kjo ngjyrë ka tone klasike neutrale me një gërshetim tëlezetshëm. Kjo ngjyrë është perfekte pët të kaluar nga dita kalsike në mbrëmjen plot stil.

Roza e zbehtë

Ndonjëherë kemi nevojë të shkëputemi nga ngjyrat neutrale dhe një ngjyrë rozë e zbehtë është e duhura. Kjo ngjyrë pastel e akullt do i bëjë ditët e ftohta më pak të mërzitshme dhe do të dallojë duke qenë e ëmbël.

Burimi/Cosmopolitan

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF