Të gjithë e dimë rëndësinë që ka pamja në rolet mbretërore të Kate Midletton dhe Meghan Markle ndërsa prezantojnë Kurorën në botën moderne. Ama nëse mendoni se ato e hedhin poshtë një veshje të vjetër që duket mjaft mirë e keni gabim. Jo vetëm që ato duhet të konsiderojnë ngjyrat përpërjen e copës dhe modelet që veshin të cilat nderojnë një person të cilin e takojnë në një vizitë zyrtare por duhet të mendojnë edhe nëse këto zgjedhje janë në përputhje me Brandet personale.
Pra çfarë thonë në të vërtetë veshjet e Kate dhe Meghan për to? Mesa duket shumë. Me ndihmën e Doktoreshës Anna Akbari, autore dhe ish-pedagoge në NYU dhe Parson ka zbërthyer mesazhet secrete që pjestaret moderne të familjes mbretërore mund të dërgojnë nëpërmjet veshjes së tyre. “Çdo zgjedhje e Meghan momentalisht shihet me detaje dhe mendoj se ajo e di se duke bërë zgjedhje më konformiste që shkojnë me protokollin tradicional mbretëror do ti japë asaj një konroll më të madh,” thotë Dr. Akbari.
Stili i hershëm i Kate tregonte se ajo ndihej shumë rehat me rolin e saj të ri.
Sipas Dr. Akbari stili I Kate Middleton ndërsa ishte e fejuar dhe në fillimet e martesës së saj tregonte se ajo ndihej mirë me veten dhe ambientin që e rrethonte. Fustani I shpalljes së fejesës në 2010-ën për shembull tregonte se- Bluja është ngjyra tradicionale mbretërore dhe vetë dizajni I fustanit ishte shumë seksi me jakën e ulët dhe belin e ngushtë.
E njëjta gjë ndodhi edhe me fustanin e saj të dasmës. Edhe pse mund të quhej si një fustan i modës së kaluar pasi I ngjante pak fustanit të Grace Kelly në 1956-ën, fustani Alexander McQueen I Kate erdhi si një fustan I rid he seksi dhe Dr.Akbari mendon se ky fustan tregonte se Kate ndihej e qetë për punën që e priste.
Stili I fillimeve të Meghan dërgonte mesazhet se ajo dëshironte të tregonte kush ishte në të vërtetë.
Fustani I fejesës së Meghan në Nëntor të 2017-ës, super I shndrritshëm dhe elegant ishte paksa I mbyllur dhe konservator. Më parë e kemi parë atë në trendin e Hollivudit ndërsa tashmë ajo kaloi në një formalitet mbretëror. Ajo është e vetëdijshme që atje do të ketë pritshëmri të ndryshme de se ky kalim do të reflektohet në stilin e saj të veshjes.
Edhe fustani i saj i dasmës kishte të njëjtin mesazh. Ajo po përpiqej të tregonte se mund ta marrë këtë rol të ri shumë seriozisht.
Veshja klasike e Kate Middleton
Me siguri që Kate do të shfaqet si një vajzë kolegji me shumëllojshmëri ngjyrash, me funde të plotë, copa të gëzueshme dhe fustane xhaketa nëpër fejesa dhe do të duket sikur sapo ka dalë nga Ralp Lauren krejt rastësisht. “Ajo duket fantastike me këtë pamje dhe I shkon shumë. Nëse Meghan do të kishte të njëjtin stil do të dukej si diçka e sforcuar dhe e çuditshme.
Meghan është më shumë te shkëlqimi dhe elegance e sofistikuar
Për stilin e saj mbretëror Meghan duhet të shkonte në drejtim të kundërt nga Kate. Pamja e saj sot është një tendencë për të veshur veshje një ngjyrëshe të ndara, pantallona, dhe më casual gjë që te Kate nuk do e shohim kurrë. “Me zgjedhjet e saj duket sikur Meghan thotë, ‘Ndoshta nuk e sjell dot stilin hip të Hollivudit në Buckingham Palace por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshoj rrënjësisht njësoj si Kate,’” thotë Dr. Akbari
Ndërsa koha kalon do të shohim stilin e Meghan akoma më modern
Kate e ka treguar tashmë se kush është me stilin e saj sipas Dr.Akbarit. ndërsa mund të shohim disa ndryshime të vogla ndër vite ne e dimë se çfarë të presim nga ajo pasi është e parashikueshme.
Meghan nga ana tjetër pritet që të ndryshojë me kalimin e kohës pasi asaj I pëlqen të eksperimentojë me modën. “Akoma nuk e dimë trajektoren e stilit të Meghan, por mendoj se ajo do të gjejë një mënyrë që të ndjekë protokollin mbretëror por edhe të përfshijë stilin e saj personal në look dhe preference,” thotë Dr. Akbari.



















