Zgjodhëm Julkën kësaj here për këtë rubrike, pasi me bindje e themi që edhe juve ashtu si edhe ne, ju duket sikur ajo është ende një gjimnaziste e Sami Frashërit. Po çfarë bën mami i Ian dhe Greg që duket kaq e freskët e solare?! Julka na i rrëfeu të gjitha me detaje, megjithëse përpos ndonjë përkujdesje apo trajtim që mund të bëjë për mirëmbajtjen e vetes, arsyeja madhore e kryesore që ajo duket kaq e freskët është pozitiviteti, optimizmi, e qeshura me gjithë shpirt, dhe mirësia që përcjell tek kushdo që e njeh, ose jo…e këto cilësi nuk mund t’i blesh në asnjë qendër estetike!
Cila është gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni në mëngjes?
Ah sikur te flija dhe pak… e më pas zgjo urgjent djalin se vajti vonë.
Cili është mëngjesi juaj i preferuar?
Një mëngjes me shumë kalori edhe i kripur edhe i ëmbël. Psh një omletë e mirë shoqëruar me djath, proshutëra, buke te thekur integrale, lëng i freskët frutash… E nëse do të abuzoja me ndërgjegje të plotë? Dhe ndonjë croissant (ose krep ose pancake) me cokollatë dhe një kafe. Por ky do të ishte një mëngjes ideal dhe shumë i ekzagjeruar, nuk është se ha kështu në përditshmëri.
Cila është rutina ditore e bukurisë tuaj?
Fjalë e madhe bukuria (Qesh). Megjithatë nuk është se bëj çudira të mëdha. Pas periudhave të gjata të përdorimit të produkteve komerciale të kujdesit ndaj lëkurës mora vendimin që ti drejtohem produkteve me përbërës natyralë, momentalisht përbërës direkt e nga oqeani. Rutina ime nis me larjen e fytyres me një xhel larës (Algo Clear | Algotherm), më pas vendosjen e serumit në zonën rreth syve (Eye Lift | Algotherm) dhe më pas përdor krem për rudhat (Algotime Expert | Algotherm) ose kremin për njolla (Algotime Perfect | Algotherm). Uroj që ta rris ndjeshëm cilësinë e lëkurës sime në mënyrë që të mos përdor fondotintë në jetën e përditshme. Tani kam filluar të përdor edhe BB Cream (Marine Cream | Algotherm) që ka edhe faktor mbrojtës spf 30, zbardh lëkurën e ndriçon por nuk e mbulon totalisht atë.
Në ç’mënyrë përkujdeseni për flokët tuaj?
Me thënë të drejtën nuk është se bëj ndonjë gjë të jashtëzakonshme për flokët, por parukieret e mia i kanë produktet larës dhe maskat shumë të mira, ndaj kujdesi u përket atyre. Duke qenë se dua që të përdor kryesisht produkte me përbërës natyralë, jam duke u informuar që të përzgjedh edhe linjat që do të përdor këtej e tutje ?
Cilat janë produktet që nuk mungojnë kurrë në çantën tuaj?
Ohhhh a ka ndonjë gjë që mungon në çantën time. Shpesh miqtë tallen duke thënë se çanta ime është një “kinkaleri” e vërtetë :). Gjithsesi nuk mungojnë kurrë: një krem version mini, një fondotintë, baza e rimelit (Diorshoë maximizer 3D), Rimeli (Diorshoë Blackout), një paletë me 5 buzëkuqë “Lip Rouge Set “ të Kryolan, një highlighter dhe dy buzëkuqë Dior Rouge (Dior) një në ngjyrë nude dhe një në ngjyrë të kuqe. Por sigurisht nuk mungon dhe parfumi, të cilin e ndërroj herë pas herë. Momentalisht në çantë kam një J’adore In Joy te Dior.
Si relaksoheni përpara një takimi apo një ngjarje të rëndësishme. Çfarë bëni?
Nuk kam ndonjë ritual të veçantë.
Si e mbani trupin në formë?
Përpiqem të ha shëndetshëm dhe të shkoj në palestër të paktën 3-4 herë në javë dhe herë pas herë dhe trajtime në qendra estetike.
Ndjek ndonjë klasë sporti?
Nuk e di nëse konsiderohet sport, por prej kohësh nuk humb as edhe një takim në klasën e PILATES (disiplinë fitnessi). E pabesueshme se si mund të vësh në lëvizje aq shumë muskuj nëpërmjet lëvizjeve delikate që të zgjasin muskujt. Thonë që e definon shumë bukur trupin kjo disiplinë, unë jam në pritje të shoh rezultatet.
Cilat janë ushqimet që u jepni proritet në dietën tuaj ushqimore?
Perime, sallatëra dhe pulë.
Cili është mëkati i ëmbël (përsa i përket ushqimit).
Ohhhhh për mua ushqimi është dashuri mëkatë të ëmbla mund të ishin që nga brumërat (petullat e mamit), të skuqurat, ëmbëlsirat, çokollatat, cocktaile…
Cili është stili i të veshurit në përditshmërinë tuaj?
Casual dhe casual dressy.
Nëse shkoni në qendër estetike, çfarë trajtimesh bëni zakonisht?
Trajtime fytyre (pastrime acqua smart apo acide të lehta jo invazive) por ka pasur raste që kam bërë edhe trajtime për dobësim të lokalizuar (goditje me infrared në pjesen e barkut, shtrat termal, masazhe) pjesë e të cilave kanë qenë edhe injektime të LIPOSOLV që ndihmon në shkrirjen e dhjamrave.
Çfarë mendoni kur shiheni në pasqyrë?
Kur shihem në pasqyre pasi me grimon Make Up Artistja ime Elona Balaj them “Biiiiir sa e bukur” (Qesh) Ndërsa kur nuk kaloj nga Elona them boooo këto rrathet e zinj poshte syve si nuk u zbardhën një here.
Pas një dite të lodhshme dhe impenjative, çfarë bëni për t’u relaksuar?
Më mjafton te “plasem” ne divan dhe thjesht të mos bëj asgjë apo një darkë me ushqim e vere te mirë me mikeshat e mia.
Rutina e fytyrës, para se të shtriheni në shtrat?
Nuk bie kurrë në gjumë pa e larë fytyrën. Kur jam shumë përgjumësh dhe kam frikë se uji mund të ma nxjerrë gjumin përdor për pastrimin e fytyrës Comfort Micellar Water (Algotherm) e më pas rutina është pak e shumë e ngjashme me atë të mëngjesit, por ka edhe raste që pas larjesapo pastrimit të fytyrës nuk vë asnjë produkt tjetër…



















