KreuFashion

Nuk kisha ndërmend të blija një shall derisa pashë këta

Veshjet e vjeshtës time kishin një listë si; xhinse, një pulovër bezhe, çizme dhe një çantë të re dore. Të blija një shall të ri nuk më shkonte në mendje pasi kisha tre tashmë në garderobëdhe …. A kam nevojë për shaje të tjerë? Por sapo pashë këto shaje modern, shumëngjyrësh dhe funksionalë nuk u mendova më gjatë. Po kam nevojë për një shall tjetër ashtu si edhe ju. Si thoni për këto opsione më poshtë?

Një shall me logo

Acne studios sapo nxorrën në treg shallin më të ri të koleksionit vjeshtë/dimër dhe është shumë I bukur dhe unik.

Një shall I fryrë

Xhaketat e fryra janë në modë këtë sezon dhe tashmë ky stil ka kaluar edhe te shajet. Vendoseni këtë shall rreth qafës tuaj dhe do t’ju mbajë shumë ngrohtë.

Një shall me lule

Kush thotë se nuk mund të vendosni një shall me motive lulesh në dimër? Ky print është perfekt për ndryshimin e sezonit dhe pjesa më e mirë është se duket shumë luksoz falë materialit të mëndafshtë dhe vjen në një çmim të përballueshëm.

Një shall bezhë

Çdo njeri ka nevojë për të paktën një shall në ngjyrë neutral si ky shall Naadam pasi shkon me çdo kombinim. Ky shall Kashmiri vjen edhe në ngjyra të tjera nëse doni të shtoni ngjyrat.

Një shall ‘tekanjoz’

Ky shall I Kate Spade Neë York është një miksim i lezetshëm i objekteve tona të përditshme dhe me një gamë të gjërë dizajnësh është një dhuratë perfekte për të dashurit tuaj.

Një shall I hollë

Fanatikët e këtij shalli do e kenë të vështirë t’I heqin duart nga ky dizajn I Madeëell në bashkëpunim me Karen Ëalker, perfekt për ta kombinuar me një këmishë xhins dhe çizme koëboy.

Një shall ylber

Vendoseni këtë shall Kashmiri rreth qafës tuaj në ditët e zymta me shi.

Një shall gëzofi

Me këtë shall gëzofi rreth qafës tuaj do të merrni menjëherë një pamje shik dh enuk keni nevojë as për ndonjë xhaketë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF