Tashmë ka ardhur ajo kohë e vitit kur temperaturat bien dhe të gjithë nxjerrim nga dollapi xhupat e dimrit. Nëse xhaketa juaj duket pak më e vjetër sesa e kujtonit, xhupi i ri i dizenjuar nga Everlane Renew Puffy është kthyer në stok me një listë pritjeje prej 38 000 personash.
Kjo pasi ky xhup është i krijuar nga mikrofibra termalë që ju mbajnë shumë ngrohtë dhe mund të lahet pa asnjë problem në lavatriçe. Ky xhup është pjesë e Everline’s ReNew që zëvendëson copën sintetike me një copë të përbërë 100% nga reciklimi i shisheve plastike dhe kushton vetëm 120 dollar.
Duke qenë se ky brand ka stok të limituar do të thotë se ato shiten shumë shpejt dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me këtë xhup që kaq shumë njerëz kanë zënë rradhën për ta bërë të tyrin.
Burimi/Cosmopolitan



















