Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë flokë të dendur dhe të shëndetshëm dhe jo flokë të cilët yndyrosen shpejtë dhe janë të hollë. Stilisti I flokëve Cash Lawless I cili punon me Bella Hadid dhe Kylie Jenner ndan me ne disa stilime flokësh shumë të thjeshta që mund t’i realizojmë lehtësisht edhe në shtëpi.
Majat e flokëve të hapura
Lawless thotë se sa më të hapur të jenë majat e flokëve aq më të dendur do të duken flokët.
Gufimi I flokëve
Gufimi I rrënjëve të flokëve është një tjetër mënyrë për t’I bërë flokët që të duken më të dendur. Gjatësia e tyre është mënyra perfekte për të krijuar iluzionin se flokët janë më të plotë por duhet të siguroheni se po e bëni në mënyrën e duhur. Fillimisht ndani flokët horizontalisht dhe gufojini rrënjët me kujdes me një krehër të butë para se të kaloni te pjesa tjetër e flokëve. Gufimi I flokëve të vendosur njëri mbi tjetrin do të bëjë që flokët të mos prishen.
Majat e holluara të flokëve
Nëse flasim për maja flokësh të holluara Emma Stone jo vetëm që I ka por nëse edhe ju I dëshironi atëherë duhet të aplikoni gërshërët holluese në majat e flokëve kështu flokët tuiaj do të kenë një strukturë më të rregullt dhe do të jenë më të plotë.
Topuz
Nëse do I mbildhni flokët lart Laëless sugjeron gufimin e rrënjës së flokut dhe më pas kalimin me pjaster para se ta krihni me krëhër. Qëllimi është shmangia e flokëve të butë kur I mblidhni flokët pasi floku I butë nuk mban gjatë.
Flokët e lëmuar të hedhur pas kokës
Pavarësisht gjatësisë së flokëve tuaj Laëless rekomandon fillimisht lëmimin e flokëve dhe më pas kalimin e flokëve pas veshëve. Kjo do të bëjë që flokët të duken më të plotë duke qenë se flokët përqëndrohen në një vend.
Krijimi i ondeve
Për të krijuar onde në flokët tuaj duhet që ti krijoni fillimisht kaçurrelat në të njëjtin drejtim pasi kështu do të përfundojnë duke ndenjur njëra mbi tjetrën dhe kjo nuk do e shtojë volumin e flokëve.