KreuFashion

15 vite Emma Styling, salloni që bëri diferencën në kryeqytet!

Prej 15 vitesh salloni i bukurisë “Emma Styling” ka qenë zgjedhja e parë vajzave të kryeqyteiti e jo vetëm. Emra të njohur të ekranit që nga Bleona Qerreti, Jonida Maliqi, Aurela Gaçe e deri tek Çilejta Xhilaga, Rozana Radi, Arlinda Gjoni etj,  prej një dekade e gjysmë kanë qenë kliente fanatike te Emmës duke ja besuar imazhin duarve të saj. Si për të kremtuar suksesin e parukerisë që dukshëm bëri diferencën në kryeqytet, drejtuesja e sallonit ka mbledhur pasditen e së mërkurës, klientet besnike mes tyre emra të njohur, për të trokitur gotat e shampanjës. “Le të festojmë së bashku 15 vjet eksperiencë, bukuri, biznes e miqësi”; shkruhej në ftesën që Emma ndau për të ftuarit në pritjen e organizuar.

Emma Styling, sukses i destinuar të zgjasë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF