Nata finale e festivalit “Kënga Magjike” 2018 rezervoi një tjetër surprizë për publikun e gjerë. Krahas prezantueseve të dy netëve gjysmëfinale, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa, drejtuesi Ardit Gjebrea riktheu në skenë e Pallatit të Kongreseve edhe disa prej vajzave që ka pasur në krah në edicionet e shkuara me rastin e 20 vjetorit të festivalit.
Kështu në skenë u ngjit aktorja Elia Zaharia e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë gri të lehtë punuar me detaje lulesh të qendisura ngjyrë metalizato. Fustani ishte i gjatë, me jakë të rrumbullakët tyl e vinte i gjerë nga beli deri te këmbët.
Ish-miss Shqipëria Valbona Selimllari kishte zgjedhur një fustan ngjyrë blu të errët, të gjatë i derdhur e me shpatulla të rëna.
Olta Gixhari kishte zgjedhur të nxirrte në pah dekoltenë përmes një fustani pas trupi, ngjyrë jeshile e errët me temina që i nxirrte në pah format.
Blogerja dhe ish-miss Armina Mevlani kishte veshur një fustan krem me mëngë të gjata e i punuar me lule të qendisura në bust e krah dhe i çarë në njërën anë duke i nxjjerr në pak format.
Bora Zemani i qëndroi besnik të bardhës duke veshur një fustan të ngushtë pas trupit që i nxirrte në pah format dhe i çarë në njërën këmbë tek e cila kishte veshur edhe çizme me punime lulesh për të kompletuar veshjen.
Klaudia Pepa zgjodhi një fustan ngjyrë kafe të errët me lule të arta e të kuqerremta e i hapur në formë V-je te gjoksi.




Parashikimi i horoskopit, datë 9 dhjetor 2018












A mund të jetë kjo teknikë fundi i pagjumësisë?



