Sot do të nis rrugëtimin faza e netëve gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike” dhe kjo duket se ka bërë nostalgjike edhe Orinda Hutën. Kjo e fundit ka kujtuar ditën e sotme daljen e saj të parë në skenën e këtij festivali përpara 16 viteve, kur ishte në moshën e adoleshencës, vetëm 15 vjeç. Ka qenë pikërisht viti 2002 kur Orinda mori pjesë për herë të parë në këtë festival me këngën “Tani e di” një këngë që u pëlqye shumë asokohe dhe që ka mbetur në memorien e gjithkujt edhe sot.



















