KreuStil Jetese

Pas çerek shekulli muzikë, Bojken Lako sjell recitalin e parë

Bojken Lako ka vendosur që 25 vitet e karrierës së tij t’i festojë në skenë. Artisti i njohur do të mbajë një koncert recial në datat 6 dhe 7 dhjetor në sallën e Akademisë së Arteve dhe siç ka treguar edhe vet kantautori i njohur, zgjedhja e sallës nuk është rastësore.

Në të njëjtën sallë Bojken Lako ka realizuar koncertin e tij të parë në vitin 1995 dhe është pikërisht ky vend që simboizon momente të rëndësishme në jetën e tij. Ky koncert vjen edhe si formë falenderimi të muzikantit ngdaj fansave të tij besnikë.

Sa i përket koncertit, gjatë tij do të perfomohen 17-18 këngë, që do të jenë këngët më të mira të përzgjedhura ndër vite. Për këtë projekt Bojkeni po punon së bashku me kompozitorin Alban Laro me të cilin ka punuar me riinçizimin dhe riorkestrimin e këngëve për recitalin që është vendosur të quhet thjesht “25”. Për të gjithë ju që jeni të interesuar për ta parë koncertin live e për të marr emocionet e zërit dhe muzikës së Bojken Lakos, biletat mund t’i gjeni në postimin e mëposhtëm.

 

 

Biletat mund t’i gjeni në: 1-Bulza studio 2-Tulla Culture Center 3-Ironbrush Tirana 4-Disco Box 5-Destil Hostel 6-Qendra TEN 7-Komiteti 8-Kino 9-Nouvelle vague 10-Universiteti e Arteve Ose kontantakoni në 0695543007 @bulza.entertainment @nouvellevaguetirana @tullaculture @ironbrushtirana @disco.box @destiltirana @ten_tirana @komiteti_kafe_muzeum @kinotirana @_uart_ #bojkenlako #bojkenlako25 #koncert

A post shared by Bojken Lako (@bojkenlako) on

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF