Anxhelina, vajza e vogël e këngëtares Albërije Hadërgjonaj festoj sot ditëlindjen e saj të 25-të. Ka qenë këngëtarja e njohur ajo që ka bërë edhe urimin për të bijën duke shkruar fjalët tipike që burojnë nga zemra e një nëne.
“Anxhelina, më bekoi Zoti me ty, jeta e mamit. Urime ditëlindjen shpirt. Këtë vit të uroj me zemër të shkëlqesh me muzikën tënde që punove aq shumë! Mezi pres. Edhe 100 vite te lumtura e me shendet. Te don mami shume”, përmbyll Albëria urimin e saj.
Anxhelina Hadërgjonaj pritet t’i rikthet muzikës së shpejti dhe siç ka treguar ditët e fundit në rrjetet sociale ajo sapo ma përfunduar edhe xhirimet e klipit të këngës së saj të re “No drama” që pritet të publikohet këto ditë.