Gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për këngëtaren shqiptare Rita Ora pasi të enjten për shkak të erës së fortë, ajo tregoi më shumë seç duhet.
28-vjeçarja pati probleme me fustanin e saj ngjyrë bezhë “që e la në baltë” duke bërë që të ekspozonte padashur të pasmet teksa parakalonte në Tapetin e Kuq të “Cartie” në Sidnej, Australi. Era e fortë bëri që yllit të muzikës t’i ngrihej fustani, situatë të cilës Rita diti ta menaxhoj mjaft mirë.
Rita Ora ndodhet momentalisht në Australi për të promovuar albumin e saj të ri “Phoenix”.



















