Blerim Destani është një ndër aktorët shqiptarë më të pëlqyer sidomos nga gjinia femërore. Jo më kot ai është cilësuar edhe si beqari më i kërkuar në radhët e shoëbiz-it shqiptar. 37-vjeçari spikat jo vetëm për pamjen dhe fizikun e tij, por edhe për stilin e veçantë e gjithmonë IN të veshjes.
Ne i hodhëm një sy Instagramit të aktorit dhe ajo çfarë na ra në sy (përveç orave luksoze dhe makinave të shtrenjta) është një detaj në veshjet e Blerimit, që spikat. Ai pëlqen shumë të vesh golfe e madje aq të preferuara i ka saqë i disponon në dhjetra ngjyra e modele të ndryshme.
Trendi i golfeve te meshkujt është rikthyer prej pak kohësh në modë duke e bërë dimrin më të ngrohtë, më me stil dhe që i jep mashkullit një pamje prej gentemen të vërtetë.



















