Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë më 29 janar të 2018, duke sjellë në jetë vajzën e saj Khloe. Por pavarësisht se në daljet e saj apo fotot që publikon në rrjetet sociale të krijon përshtypjen se vajza e saj është një fëmijë i qetë dhe që e lë mami Zain të jetë e angazhuar në punë e të flerë gjumë, nuk ndodh kështu.
Mëngjesin e sotëm vet showgirl-i shqiptar na tregoi se gjithçka është krejt ndryshe nga sa duket dhe se jeta e saj me një fëmijë të vogël është njësoj si ajo e çdo nëne të re. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Zaimina na tregon se vajza e vogël, që për pak ditë bën 10 muajsh, është zgjuar që në orën 6.30 të mëngjesit dhe luan e ecën këmba dorës nëpër shtëpi, si të jetë mesi i ditës. “Çfarë është gjumi”- shkruan Zai në foto ndërkohë që e bija si çdo fëmijë as do që t’ja dijë se sa është ora.




Rita Ora autograf fanses në vend të pazakontë

10 sekretet e personalitetit të një SHIGJETARI





Angelina Jolie, e bukur, elegante dhe plot klas

Parashikimi i horoskopit, datë 24 nëntor 2018




Hygerta Sako humb 12 kg, zbulon se si ja doli




